Rreth 22 familje të lagjes Gaxhaj të fshatit Helshan të Bashkisë Has për gati një vit kanë problem me një transformator të tensionit të lartë dhe me linjat e transmetimit të energjisë.
Banorët të cilët këtë pasdite u mblodhën në një protestë thane se po u rrezikohet jeta nga amortizimi i rrjetit pasi shtyllat prej druri janë duke rënë, po ashtu edhe telat përcjellës.
Po ashtu edhe transformatori është i amortizuar dhe i pa rrethuar e shkallë sigurie. Ndërkohë nga ekipet e OSHEE po punohet për rregullimin e defekteve dhe linjave të transmetimit pasi prej tre ditësh banoret e kësaj lagjeje janë pa energji si pasojë edhe motit të keq me shi dhe stuhi që përfishiu bashkinë Has tre ditët e fundit. (A2 Televizion)