Ky përrua që përshkon fshatin Shegun në periferi të qytetit të Elbasanit shumë pranë qendrës urbane, është kthyer në një përrua me mbetje nga më të ndryshmet. Rreth 200familjet e kësaj zone prej vitesh mbeturinat e tyre familjare por jo vetëm i hedhin në shtratin e përroit.
Të pyetur banorët e zonës ngrenë shqetësimin e mungesës së koshave të mbetjeve dhe natyrisht vëmendjes nga pushteti lokal.
Më e vështirë për këta banorë situata bëhet gjatë muajve të nxehtë të verës, ku mbetjet lëshojnë aromë të keqe që rrezikon edhe shëndetin e banorëve dhe gjësë së gjallë që mbajnë dhe që ushqehen në këto mbeturina.
Sa për faj të vetë banorëve aq edhe për mungesë të kushteve dhe shërbimit nga pushteti lokal, kjo zonë mund të cilësohet si një ndër më të ndoturat e bashkisë së Elbasanit. (A2 Televizion)