Në Shkodër kanë nisur karnavalet, një festë tradicionale që kremtohet prej qindra vjetësh.
Karnavalet kanë nisur që në datën 17, me aktivitete të ndryshme për fëmijë dhe më pas për të gjitha moshat, për të kulmuar këtë fundjavë.
Në fund, siç është zakoni, do të bëhet dhe djegia e dordolecit. (A2 Televizion)