Kërkohet diagnostikim i hershëm, shtohen në Shqipëri sëmundjet tumorale gjinekologjike

Nga Ornela Joti
28 Shkurt 2025, 15:15 | Sociale

Rritja e moshës riprodhuese tek gratë, stili i jetës dhe kequshqyerja po shtojnë sëmundjet tumorale gjinekologjike.

Edhe pse nuk ka shifra të sakta, mjekët specialistë  po vënë re se dekadat e fundit, edhe në Shqipëri, janë  rritur  sëmundjet tumorale, raporton A2 CNN.

Kanceri i qafës së mitrës dhe patologji të tjera kërkojnë diagnostikim të hershëm thonë mjekët. Por Eliona Demaliaj, drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” tregon se edhe teknologjia e diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve tumorale-gjinekologjike ka avancuar.

Inteligjenca artificiale dhe ndërhyrjet kirurgjikale me robotikë nuk janë vetëm në teori.

Gjatë një konference shkencore-mjekësore organizuar nga spitali “Mbretëresha Geraldinë”, profesorë shqiptarë dhe profesorë nga Universiteti i La Sapienzës në Romë, janë diskutuar dhe shkëmbyer eksperienca  në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale gjinekologjike dhe  risitë e  shkencës dhe teknologjisë së informacionit në ndihmë të mjekësisë  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos