Protesta e banorëve në Varibop: E turpshme të kërkojmë akoma rrugë në vitin 2026

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
30 Janar 2026, 15:29 | Sociale

Banorë të fshatit Varibop në Bashkinë e Fierit janë ngritur në një protestë për të tërhequr vëmendjen e pushtetit lokal ndaj gjendjes së papranueshme, sipas tyre, që kanë lënë prej vitesh rrugën ku kalojnë të paktën 100 familje të kësaj zone.

Banorët kanë renditur vështirësitë që hasin çdo ditë edhe për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa e kanë cilësuar si të turpshme gjendjen e rrugës në vitin 2026, shkruan A2.

Sakaq, sipas informacionit të marrë pranë Bashkisë së Fierit, sistemimi i këtij segmenti rrugor është planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa rikonstruksionit të plotë, sipas buirmeve, do t’i nënshtrohen të gjitha rrugët problematike të njësisë administrative ku ndodhet fshati Varibop. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos