Ferrasi në Bashkinë e Fierit ishte një ndër fshatrat që u godit më shumë nga përmbytjet që përfshinë një pjesë të vendit në fillim të janarit.
Edhe sot, mbi 20 ditë nga këto përmbytje, shenjat e dëmeve duken qartë në banesat e Ferrasit, shkruan A2CNN.
Orendi të shkatërruara, mure dhe banesa me lagështirë u kanë vështirësuar së tepërmi jetën këtyre banorëve, ndërsa nevoja për ndihma konkrete është më shumë se emergjente.
Një tjetër e moshuar ka hallin e banesës për shkak të mungesës së kanalit që duhej të funksiononte pranë banesës së saj.
Edhe pse apelojnë për ndihmë, duket se nuk besojnë se një gjë e tillë do të ndodhë. (A2 Televizion)