RSV në qarkullim? Bino: Sjell pneumoni të rënda tek fëmijët, kujdes shenjat e para

Nga Ornela Joti
4 Dhjetor 2023, 15:13 | Sociale

Stina e dimrit pritet të rëndojë situatën epidemiologjike në vend. Krahas gripit dhe Covid-it që  tashmë kanë shenja  të ngjashme, mjekët më së shumti po i tremben qarkullimit të virusit respirator sinsincial.

Ky virus prek më së shumti fëmijët dhe të moshuarit duke shkaktuar  komplikacione dhe pneumoni të rënda.

Ashtu si Europa edhe Shqipëria është në alert ndaj RSV-së. Ekspertët tërheqin vëmendjen ndaj prindërve dhe mjekëve të familjes  për reagimin e shpejtë ndaj shenjave të para.

Instituti i Shëndetit Publik do të nisë testimet rutinë ndaj virusit RSV, për ta diagnostikuar në kohë dhe për ta diferencuar nga Covid-i dhe gripi i stinës.

Edhe dimrin e shkuar virusi respirator Sinsincial ishte bashkëqarkullim me gripin dhe COvidin. Por prekja e fëmijëve nga RSV apo dhe mbivendosje me viruse të tjera rënduan shëndetin e tyre  rritur shtrimet ne spital  dhe format e rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos