Dikur një prej fshatrave më të populluar për shkak edhe të afërsisë me qytetin e Vlorës, sot Narta përjeton shpopullimin. Ky fenomen ka bërë që banesat bosh por edhe të atyre ku jetojnë vetëm të moshuar të bien preh e grabitësve të ndryshëm.
Shpopullimi i fshatrave si pasojë e largimeve dhe emigrimit për kushte dhe rroga më të mira, përveç të tjerave ka bërë që këto fshatra të bien edhe preh e grabitësve të ndryshëm.
Madje ka banorë që edhe pse janë grabitur kanë frikë të denoncojnë.
Sakaq nga policia e Vlorës janë referuar disa raste grabitjesh së bashku me autorët e dyshuar ndërsa ka grabitje që janë ende pa asnjë autor. (A2 Televizion)