Shkon në 18 numri i fëmijëve të prekur nga fruthi. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon rritjen e rasteve në Tiranë dhe Durrës, aktualisht vatra të shpërthimit të infeskionit.
Pas hetimit ka rezultuar se pjesa më e madhe e fëmijëve të infektuar nga fruthi i përkasin familjeve të besimit mysliman të cilat kanë refuzuar vaksinimin.
Gjatë kontakteve mes tyre, fëmijët po përhapin infeksionin edhe në kopshte e shkolla. Instituti i Shëndetit Publik ngre alarmin se në shkollat jopublike po shkelet ligji për sëmundjet infektive.
Fëmijët pranohën nga këto institucione pa certifikatën e vaksinimit. Ndërkohë IShP ka nisur verifikimet pranë çdo konsultoreje për mbulesën vaksinale me 1 dhe 2 doza.
Aktualisht gjendja e 18 fëmijëve të prekur nga furthi është e mirë. Por mjekët thonë se kjo sëmundje shumë ngjitëse shkakton komplikacione të rënda, pneumoni, inflamacione te trurit deri humbje jete.
Përhapja e fruthi mund të parandalohet vetëm përmes vaksinimit i cili kryhet në vitin e parë dhe të 5 të jetës. Ndërkohë, Tirana mban vendin e parë në Shqipëri për rëniën e mbulesës vaksinale. Sot në kryeqytet kemi afro 13 mijë fëmijë të pavaksinuar dhe të rrezikuar për t'u prekur nga futhi. (A2 Televizion)