Shoqata "Çamëria"/ Tahiri, akuza Idrizit për përçarje: Po riorganizohemi

Nga A2 CNN
18 Janar 2026, 19:16 | Sociale

Shoqata Çamëria po riorganizohet. Në 35-vjetorin e krijimit të saj, në degën e Vlorës, mbahen zgjedhjet për kreun e kësaj shoqate, për t’i hapur rrugë një fryme të re organizimi dhe drejtimi.  

Ish-deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri, thotë se riorganizimi është tepër i nevojshëm, pasi për një farë kohe shoqata nuk ka funksionuar siç duhet, shkruan A2. 

"E kanë lënë në agoni që kur ka ardhur Shpëtim Idrizi", tha Tahiri.

Për drejtimin e shoqatës janë në garë dy kandidatura, Sali Nuredini dhe Enea Bardhi, të cilët prezantuan platformat e tyre.

Shoqata “Çamëria” është mjaft e rëndësishme për çamët, jo vetëm të Vlorës, por edhe ata të ardhur nga qytete të ndryshme si Saranda, Fieri, Konispoli, Elbasani, Durrësi dhe Tirana.

Sipas tyre, ka ardhur koha që të gjithë çamët, kudo që ndodhen, të bashkohen dhe të thonë fjalën e tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos