Dherat i bllokuan banesën, e moshuara e vetme pas përmbytjeve në Gjirokastër

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
15 Janar 2026, 11:32 | Sociale

Një masiv inertesh në pragun e banesës së të moshuarës Hanushe Basha në fshatin Valare të Gjirokastrës, tregon atë se çfarë përjetoi e moshuara gjatë periudhës së reshjeve që prekën qarkun e Gjirokastrës.

Sikur të mos mjaftojë uji që depërtoi në banesë dhe shkatërroi gjithçka, tashmë e moshuara e ka të vështirë edhe të hyjë dhe të dalë nga ajo që nga mbetur nga banesa.

Personi i vetëm që i ka ardhur në ndihmë dhe që hoqi një pjesë të masivit me inerte, ka qenë nusja e djalit të së moshuarës, e cila rrëfen momentet e para të përballjes me vërshimin e ujërave dhe baltës.

A2CNN është interesuar në Bashkinë e Gjirokastrës për rastin në fjalë dhe ka marrë përgjigje se kompensimi me të gjitha orenditë e dëmtuara shtëpiake apo me gjithçka që konsiderohet e papërballueshme, do të bëhet pasi të paraqiten të gjitha pretendimet e familjes në fjalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos