“Gjyshja i dha qumësht gjiri nipit”, çudit mamia me rastin

Nga A2 CNN
15 Janar 2026, 10:33 | Sociale

Razie Musa, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” në A2CNN, komentoi lajmin e një gjysheje që i kishte dhënë gji nipit të saj.

“Trupi i femrës është është i lindur për të prodhuar edhe qumështin. Qumështi është hormonal. OBSH-ja e ka lejuar, prandaj duhet me shkuar me një ekip të plotë medicinare ku kërkohet shëndeti i gjyshes, ku kërkohen vitet e gjyshes edhe me rrit oksitocinin. Ka mundësi sepse çdo hormon në trup mundet me u rrit në mënyrë artificiale. Ka disa rregulla që nuk mundesh me i asgjesu. Për shembull, nëse nëna është shumë e vjetër, atëherë e ka vështirë të zgjojë oksitocinin. Për të bërë laktacionin te një gjyshe duhet të punojë një ekip shëndetësor, duhet të dish a ka nëna ndonjë sëmundje infektive, a merr barna… Në Angli lexova që tre gjyshe kanë qenë të suksesshme në dhënien e gjirit për nipin e tyre. Nipi kishte qenë shumë i vogël, 1 kg, dhe nëna kishte qenë sëmurë. Kanë qenë të suksesshëm. Nuk është e lehtë, por ka mundësi”, tha Musa.

Sipas saj, kjo gjë nuk ndodh në mënyrë natyrale.

“Absolutisht nuk mundet që një gjyshe të thotë “Më ka ardhur nipi edhe tani do i jap unë gji”. Është një sistem i cili absolutisht duhet një ekip mjekësor që të punojë. Gjyshja për të cilën flitet dhe ka pasur sukses në dhënien gji të nipit ka qenë 42 vjeç. Mos mendoni që është e lehtë, por nuk është e pamundur”, tha Razie Musa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos