
Muaji janar ka sjellë një shtim të pacientëve të prekur nga gripi dhe virozat e stinës në Vlorë.
Në repartin e pediatrisë nuk përjashtohen rastet me komplikacione, për të cilat nevojitet edhe shtrim në spital.
Mjekja pediatre, Rina Llanaj, tregon se cilat janë simptomat kryesore dhe kur duhet që prindërit të kenë kujdes të shtuar.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe te moshat e treta dhe personat me sëmundje kronike në Vlorë.
Por si duhet vepruar në kushtet e shtëpisë në një kohë kur fëmijët paraqesin temperaturë të lartë?
Mjekët apelojnë që të shmangen ambientet e mbingarkuara, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit kronikë.
Si masë kryesore parandaluese, bluzat e bardha sugjerojnë vaksinimin e hershëm për të evituar format e rënda të gripit. (A2 Televizion)