Vlorë, vijon bojkoti i pjesshëm i mësimit në universitet

Nga Edi Ruçi
19 Tetor 2026, 10:02 | Sociale

Vlorë, vijon bojkoti i pjesshëm i mësimit në universitet

Në Vlorë, mësimi vijon normalisht në orët e para të mëngjesit, pavarësisht numrit të ulët të studentëve në auditore.

Një pjesë e tyre janë futur në mësim, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur t’i bashkohen bojkotit, në kuadër të protestës studentore, shkruan A2.

Pas orës 11:00 pritet të ketë një grumbullim të studentëve pranë rektoratit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ata do të organizohen për të vijuar protestën.

Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen pranë fakulteteve, ku po marrin masa paraprake për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos