Ndërsa sekretaritë e universiteteve janë plot në këtë periudhë më të rinj që regjistrohen për të ndjekur studimet e larta, në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit na tërhoqi vëmendjen një studente e veçantë, që po kryente procedurat e regjistrimit në degën e psikologjisë.
Saimira Belba, 55 vjeçe nënë e tre fëmijëve, këtë vit akademik vendosi të realizojë ëndrrën e saj të rinisë për të ndjekur studimet në psikologji. Pas gati 38 vitesh shkëputje nga shkolla, Saimira vendosi t’i rikthehet sërish studimeve tashmë edhe me bagazhin e eksperiencës së jetës së saj dhe kontakteve me njerëzit, që me sa duket e kanë shtyrë të realizojë ëndrrën e saj.
Por çfarë e pengoi Saimirën ta realizonte ëndrrën e saj në kohën kur përfundoi 38 vite më parë Shkollën e Mesme?
Ndonëse në fund të moshës së mesme, Saimira ka dëshirë që kualifikimin në psikologji ta përdorë të mbështetje të njerëzve, ashtu sikurse familja e saj e mbështetën të realizonte ëndrrën e saj.
Në fund studentja 55-vjeçare ka një mesazh për të gjithë ata që dikur i kanë lënë mënjanë ëndrrat e tyre për të vijuar arsimin e lartë.
“Mesazhi im është që; nuk është akoma vonë për të filluar diçka që e ke lënë pezull për të bërë diçka të mirë në jetë dhe të investosh për veten tënde!” (A2 Televizion)