Zbulohet data e publikimit të të dhënave të censit, flet drejtoresha e INSTAT

Nga Marinela Lina
8 Maj 2024, 16:14 | Sociale

Në datën 19 qershor do të njihemi edhe me numrin e saktë të popullsisë në vend, por jo vetëm.

Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi se një konferencë do të organizohet në të cilën do të bëhen të ditura një sërë treguesish, që  u regjistruan nëpërmjet mbledhjes së të dhënave në të gjithë Shqipërinë.

Pas kësaj date do të bëhen të ditura edhe të dhënat në nivel bashkie.

“Përveç numrit të popullsisë do publikojmë edhe tregues të tjerë. deri në shtator do publikohen edhe të dhënat në nivel bashkie”, deklaroi drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos