"Treblova e dorëzuar", banorët: Politika krijoi pushtet, por jo shtet!

Nga Gazment Janku
5 Maj 2024, 11:29 | Sociale

Treblova një fshat me histori, pjesë e bashkisë së Selenicës, pasi i ka rezistuar kohërave të vështira që nga luftërat e deri në periudhën e monizmit, duket se në ditët e sotme, është dorëzuar.

Ekzistenca qindravjeçare, po shpërbëhet nga dita në ditë për shkak të kushteve minimale të jetesës në këtë fshat. Banorët që po përpiqen të mbijetojnë vuajnë prej vitesh për një rrugë që t’u lehtësojë kryerjen e punëve të përditshme, pasi në fshat nuk arrijnë dot të marrin shërbime, përfshi edhe atë shëndetësor.

Ndërsa një tjetër banor, tregon se kjo situatë e fshatit Treblovë është për shkak të politikës, e cila ka marre pushtetin dhe jo shtetin. Fshati Treblovë përfshin katër lagje dhe nga 350 familje që kishte dikur, sot nuk numëron më shumë se 50 të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos