Shqiptarja tregon se si priten telefonatat e pacientëve në SHBA

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 22:18 | Aktualitet

127 është numri i Urgjencës Kombëtare që mesatarisht në javet e COVID-19 pret rreth 12 000 telefonata në ditë. Njerëz që dyshojnë, pyesin, tregojnë simptomat, duan të heqin merakun e alarmin që kanë nëse janë ata të prekur. Kapacitetet për përgjigje u shtuan pas konfirmimit të pandemisë dhe rritjes së fluksit edhe me studentë e fillestarë të cilët ndjekin një protokoll dhe u trajnuan në kushte emergjence për t’i orientuar telefonuesit. Por, ndërkohë, si ndodh në një kontinent tjetër që po përballet me të njëjtë frikë dhe po lufton të njëjtën luftë? Në një lidhje me “Ditari” në A2 ishte Adelajda Tego, një shqiptare e cila është pjesë e sistemit shëndetësor amerikan, ku punon si menaxhere e proceseve të takimeve me pacientët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos