Shtanget Nadal, humb “maratonën” në Australian Open

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 11:04 | Sporte të tjera
Shtanget Nadal, humb “maratonën” në Australian Open

Rafael Nadal është jashtë gjysmëfinaleve të Australian Open. Numri një në botë për momentin u shtang nga austriaku Dominik Tiem që triumfoi për herë të parë në karrierën e tij ndaj spanjollit. Në betejën maratonë që zgjati katër orë e dhjetë minuta, Tiem kaloi në avantazh të dy seteve dhe më pas u barazua nga Nadal që nuk hoqi dorë për asnjë moment.

Seti final është dramatik, me barazime të shumta por në fund është tenisti austriak ai që nuk i beson syve ndërsa arrin për herë të parë një gjysmëfinale Grand Slam. Nadal duhet të përpiqet edhe një herë tjetër për rrëmbyer një tjetër “Australian Open”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos