All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shtatorja e diktatorit ra, por çfarë ndërtuam në vend të saj, 30 vite më pas?

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 21:04 | Politikë
Shtatorja e diktatorit ra, por çfarë ndërtuam në vend
All - Paragraf - 1

Pas 30 vite nga rënia e regjimit komunist, çfarë kemi mësuar si shoqëri nga ajo datë dhe në çfarë sistemi jetojmë sot? Analisti Afrim Krasniqi, edhe pse mendon se demokracia e sotme është hibride, sërish thotë se ”pavarësisht se na duket si një fotokopje e demokracisë së vërtetë, dhe nuk është sistemi që duam, sërish është pjesa më e mirë që shqiptarët e kanë kaluar si shtet".

Krasniqi analizon gjenezën e demokracisë, dhe e cilëson atë si të papërgatitur në atë kohë, për sfidat shpesh herë të ndërlikuara të demokracisë perëndimore. “Patëm ndryshim elitash, ku ajo e Partisë së Punës u largua ndërkohë që ajo e mesme u bashkua me proceset demokratike duke u shpërndarë në partitë politike. Shqipëria nuk kishte disidencë të organizuar, asnjë parti nuk drejtohej nga të përndjekur politikë. U nxor parulla, “bashkëvajtjues dhe bashkëfajtorë!”, ishte e njëjta lëndë, ishte shoqëria komuniste shqiptare që kalonte në demokraci, por ky nuk është proces mekanik, kishte nevoje për sakrifica, lidership dhe vizion, vetë konceptin e demokracisë. Sfida për të cilat nuk ishim të përgatitur, dhe duhet të pranojmë se ishin shumë më të avancuara se gjendja e shoqërisë shqiptare në atë moment”, thotë analisti për A2.

All - Paragraf - 3

Një shoqëri që nuk mundi të konkretizonte lustracionin, dhe ku madje sipas tij “pala që duhet të kërkonte falje publike, përfitoi nga rasti, u riorganizua duke ricikluar në disa raste të njëjtat persona”, madje edhe sot mungon një analizë e kësaj gjeneze, e pavarur nga qasja dhe presioni politik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos