Rusia duket se nuk e ka pritur mirë mundësinë e dërgimit të raketave amerikane Tomahawk në Ukrainë.
Presidenti Putin tha se një hap i tillë do të nxiste një përshkallëzim të madh, edhe pse nuk do të sillin asnjë ndryshim në fushëbetejë, sipas tij.
Më herët, edhe zëdhënësi i tij, Dmitri Peskov, i përcolli një mesazh të ngjashëm Perëndimit.
“Nëse Shtetet e Bashkuara do t’i sigurojnë Ukrainës raketa me rreze të gjatë në gjendje për të goditur Moskën, kjo do të çonte në një raund të ri të rrezikshëm të përshkallzimit mes Rusisë dhe Perëndimit”, pohoi Peskov.
Ai paralajmëroi se nëse kjo ndodh, Moska do të duhej të përgjigjej në mënyrën e duhur.
“Po nga ana tjetër mbetet e qartë se nuk ka një pilulë magjike dhe as armë magjike që të ndihmojë Kievin të ndryshojë kursin e luftës”, vijoi më tej Peskov.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, tha të dielën se Uashingtoni po konsideronte një kërkesë amerikane për raketat Tomahawk. (A2 Televizion)