Shtëpia e Bardhë zbulon shkakun e rrëzimit të Biden në shkallët e avionit

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 21:47 | Bota
Shtëpia e Bardhë zbulon shkakun e rrëzimit të Biden në

E ndërsa shumë media po aludonin në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden pas rrëzimit nga shkallët e avionit Air Force One, Shtëpia e Bardhë ka zbuluar shkakun e “aksidentit” që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë.

https://a2news.com/video/biden-se-mbajne-kembet-rrezohet-ndersa-ngjit-shkallet-e-avionit/

Përmes një deklarate për mediat zv/sekretarja për Shtypin, Karine Jean-Pierre deklaroi se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit Biden plot 3 herë nga shkallët.

Zv/sekretarja siguroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte plotësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vijojë axhendën sipas parashikimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos