“Shtëpia në hendek”, vila e ndërtuar mes dy shkëmbinjve

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 17:29 | Lifestyle

E ndërtuar në një fshat bregdetar në Francë, shtëpia e quajtur “Castel Meur”, por që njihet edhe si “shtëpia në humnerë”, daton që nga viti 1861. Godina është e vendosur në mënyrë spektakolare midis dy shkëmbinjve të mëdhenj graniti, për ta mbrojtur atë nga stuhitë famëkeqe të zonës. 

Në kohën kur u ndërtua, përkatësisht në shekullin XIX, nuk kërkohej leje planifikimi, e ndaj sipas asaj që dihet, një burrë u dashurua me gadishullin dhe thjesht vendosi të ngrinte një shtëpi aty, duke e ndërtuar atë mes një hendeku dhe me shpinë të kthyer nga deti.

Vila u banua për një kohë të konsiderueshme, por pas shekullit të XX, ajo u shndërrua në një shtëpi pushimi. Në vitin 2004, mbesa e pronarit origjinal u zhvendos nga SHBA-ja në Francë dhe u transferua në vilën piktoreske.

Zona Plougrescant në Francë, ku dhe ndodhet shtëpia, është e njohur për bukurinë e saj dhe relievin e thyer. Bordi i turizmit në vend e përshkruan atë si "pika më e çmendur veriore e rajonit". Gjithashtu, bordi rekomandon vizitën e kishës Plougrescant e cila, "duket sikur ka dalë nga faqet e një përralle". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/13/vila-misterioze-qe-askush-nuk-duhet-ta-vizitoje-gjate-batices/

A2 CNN Livestream

Latest Videos