15 është numri i shteteve në të gjithë botën që nuk kanë ushtri të vetën dhe as forcë ushtarake për t’u mbrojtur në rast të një lufte të mundshme.
Dhe në këtë kategori nuk futen 5 shtete të tjerë që nuk kanë ushtri, por kanë forca ushtarake të kufizuara. Kosta Rika, për shembull, e ka shkrirë ushtrinë e saj, për të organizuar forca të armatosura për mbrojtje.
Shembull tjetër është Islanda, që nuk ka ushtri që nga viti 1869, por është anëtare e NATO-s. Ndërkohë, shtete të tjera që mund të krijojnë forca ushtarake nëse e kanë të nevojshme janë Monako, Panama dhe Vanuatu.
Në galerinë e mësipërme njihuni me 15 shtetet pa ushtri dhe pa forca të armatosura. (A2 Televizion)

Andorra 
Vatikani 
Lihtenshtajni 
Dominika 
Kiribati 
Ishujt Marshall 
Mikronezia 
Nauru 
Palaos 
Ishujt Solomon 
Saint Vincent/Grenadines 
Samoa 
Santa Lucia 
Tuvalu 
Grenada
Galeria fotografike ( )
