Zelensky komunikon me deputetët italianë: Jemi në prag të mbijetesës

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 13:01 | Bota
Zelensky komunikon me deputetët italianë: Jemi në prag të

Në të njëjtën mënyrë si ka bërë edhe më herët, presidenti ukrainas, Zelensky zhvilloi një komunikim përmes një videokonference me deputetët e parlamentit italian.

Simboli i rezistencës ukrainase informoi deputetët italianë për luftimet dhe iu tha atyre se tashmë Ukraina është në prag të mbijetesës.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ata duan të hyjnë brenda, mirëpo barbarizmi nuk duhet të depërtojë”, tha Zelensky.

Presidenti Zelensky gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Perëndimit që Rusia të sanksionohet më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos