Shteti i tretë që zbarkon në Mars

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 08:51 | Teknologji
Shteti i tretë që zbarkon në Mars

Sonda kineze Tianwen-1 ka prekur sipërfaqen e planetit Mars, duke u bërë e para sondë e këtij vendi që e bën diçka të tillë.

Përpara se të zbarkonte në Mars, sondës i janë dashur 3 muaj përgatitje në orbitë, duke u rrotulluar rreth planetit të kuq. Më pas, për zbarkimin janë dashur 8 minuta.

Kështu, Kina bëhet shteti i tretë që dërgon një pajisje në Mars, pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Suksesi i këtij operacioni vjen disa ditë pasi një raketë kineze përfundoi jashtë kontrolli dhe mbetjet e saj ranë në Oqeanin Indian, por për disa ditë mbajti në ankth shumë shtete të botës, përfshi Shqipërinë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/09/raketa-qe-la-pa-fryme-gjysmen-e-botes-bie-ne-oqeanin-indian/
https://a2news.com/2021/05/07/raketa-rrezikon-te-bjere-edhe-ne-shqiperi-kina-thote-se-mbetjet-nuk-shkaktojne-deme/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos