All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shteti si aksioner, vetëm 155 mijë euro fitime të arkëtuara gjatë këtij viti

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 14:20 | Ekonomi
Shteti si aksioner, vetëm 155 mijë euro fitime të arkëtuara
All - Paragraf - 1

Shteti nuk është shumë fitimprurës kur vjen puna tek kompanitë ku është aksioner, qoftë 100% apo pjesërisht. Kjo shpjegohet me faktin se sektorët ku shteti është i përfshirë, kanë kryesisht nevojë për subvencione, ndërsa të tjera kompani publike i përdorin të ardhurat për të riinvestuar, si në rastin e energjisë elektrike.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se deri më tani për 11 muajt e vitit, dividenti, apo fitimi i shpërndarë sipas pjesës së aksioneve që zotëron qeveria, kapën një vlerë prej 17,75 milionë lekësh. Kjo përkthehet në një shumë modeste prej 155 mijë eurosh.

All - Paragraf - 3

Në krye të listës dhe me pjesën më të madhe të dividentit të shpërndarë renditet një fabrikë e prodhimit të pijeve freskuese, ku shteti është 2,66% aksioner. Më pas vjen shtypshkronja e letrave me vlerë, Regjistri Detar Durrës, Albpetrol sh.a, si dhe Albafilm.

Edhe pa u mbyllur viti, kjo shumë është gjithsesi më e madhe se vitin e kaluar, kur të ardhurat nga dividenti ishin 14,94 milionë lekë, por ndjeshëm më e ulët se në vitin 2020 dhe 2019, kur edhe Autoriteti i Aviacionit Civil, Albcontrol, Enti Rregullator i Ujit dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, kontribuan në një divident total prej rreth 2,3 milionë eurosh në vit.

Fitimet në rënie nga këto kompani ku shteti është aksioner, tregojnë se shumë sektorë i kanë ndjerë krizat e njëpasnjëshme të nisura me tërmetin, që vazhduan me pandeminë dhe tani me rritjen e çmimeve.

All - Paragraf - 6

Në të ardhmen, qeveria pret një shumë të konsiderueshme të ardhurash të vijnë nga pjesëmarrja si aksioner 33% në projektin për Marinën e Durrësit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/23/tatimi-i-vecante-per-energjine-shteti-merr-gjysmen-e-shitjeve-mbi-8-5-leke-kwh/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos