Shtimi i rasteve në Kosovë, qeveria prezanton masat e reja për ambientet e punës

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 22:48 | Kosova
Shtimi i rasteve në Kosovë, qeveria prezanton masat e reja për

Vala e re e përhapjes së koronavirusit ka vënë në lëvizje qeverinë e Kosovës. Për ta frenuar këtë, është miratuar vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që të gjitha institucionet publike dhe private të riorganizojnë punën me stafin e tyre, në mënyrë që të respektohet distancimi fizik.

Rekomandohet dhe shtimi i kontrolleve rigoroze për mbajtjen e maskave nga punonjësit.

“Të gjitha institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen të organizojnë punën në distancë me stafin e tyre apo nga shtëpitë e tyre online, në funksion të kryerjes së detyrave bazuar në legjislacionin në fuqi, që nënkupton reduktim të stafit. Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të shtojnë kontrollet rigoroze të bartjes se maskave në hyrje të çdo institucioni”, tha ministri i Shëndetësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos