Osmani kundër presidentit: Qeveria të udhëheqë Kosovën në dialogun me Serbinë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 13:54 | Kosova
Osmani kundër presidentit: Qeveria të udhëheqë Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kërkon që qeveria të udhëheqë vendin në dialogun me Serbinë.

Pas një takimi me të deleguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ajo theksoi se bisedimet Prishtinë-Beograd duhet të përfundojnë vetëm me njohje reciproke.

“Si Kuvend të luajmë rol sa më të fuqishëm mbikëqyrës mbi qeverinë e cila është e vetmja që mund ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces, në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Potencova sërish që presim që të jetë dialog mes dy palësh të barabarta dhe se ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellë”, deklaroi Vjosa Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos