Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiç: Nuk do të diskutojmë për njohjen e Kosovës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 20:17 | Kosova
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiç: Nuk do

Serbia konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, kur rifillon dialogu Prishtine-Beograd. Por duket se ka vendosur kushte.

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk do të ceket në takimin e Uashingtonit. “Nuk do të jetë temë diskutimi dhe as që do të lejojmë të jetë e tillë”, thekson kreu i shtetit serb.

Vuçiç u shpreh i habitur se si Kosova ka pranuar që të ndalojë kandidimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe shton se kjo mbetet për t’u parë nëse do të respektohet.

Sa i përket grindjes mes fuqive të mëdha për udhëheqjen e dialogut, presidenti serb tha se është e rëndësishme të ruhen marrëdhëniet me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Konflikti i madh mes tyre është politik. Ata janë shumë të mëdhenj për ne dhe na duhen të dy si aleatë”, përfundon Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos