Shtimi i të infektuarve në Francë, kryeministri: Vendi po shkon në drejtimin e gabuar

Nga A2 CNN
12 Gusht 2020, 07:51 | Bota
Shtimi i të infektuarve në Francë, kryeministri: Vendi po shkon

Rritja e ndejshme e rasteve të reja me koronavirus në Francë bëri që kryeministri Jean Castex të paralajmëronte se vendi po shkonte "në drejtim të gabuar" gjatë dy javëve.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 1.397 infeksione të reja të Covid-19 ndërsa 14 persona humbën jetën.

Shifrat e fundit detyruan autoritetet që të shtyjnë lejimin e grumbullimeve mbi 5000 persona deri në 30 tetor. Kryeministri Castex gjithashtu iu kërkoi autoriteteve lokale të zgjerojnë më tej kërkesën  për mbajtjen e maskave në publik.

"Situata epidemiologjike, të cilën po e ndjekim nga afër, po përkeqësohet: 2,000 raste të reja në ditë krahasuar me 1.000 tre javë më parë," tha Castex gjatë një konference për shtyp në Montpellier. "Rreth 25 vatra të reja identifikohen çdo ditë në krahasim me pesë që ishtin javë më parë," shtoi ai.

Tashmë në Francë është e detyrueshme mbajtja e maskave në transportin publik dhe hapësirat e brendshme, përfshirë dyqanet dhe zyrat qeveritare.

Më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur tashmë nga sëmundja në Francë, e cila përjetoi një valë të madhe të rasteve në muajt mars dhe prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos