Rriten sërish rastet në Itali, ishulli shndërrohet në vatrën më të madhe

Nga A2 CNN
11 Gusht 2020, 17:31 | Bota
Rriten sërish rastet në Itali, ishulli shndërrohet në

Bilanci italian i pandemisë prej disa javësh karakterizohet nga ulje dhe ngritje domethënëse nga dita në ditë.

Ndërkohë që dje shifrat tregonin një ulje të të prekurve nga COVID-19, me 259 raste, sot ai numër është rritur ndjeshëm duke shkuar në 412 të tilla.

Në rritje të lehtë edhe numri i viktimave, 6. Numri total i rasteve shkon në 251.237.

Rajonet më të prekura rezultojnë Lombardia dhe Veneto, por në krye ka dal Sicilia, me 89 raste, që tregon edhe një zbutje të masave parandaluese të turistëve që vizitojnë bukuritë e ishullit italian.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos