
Shtohet numri i ndërmarrjeve të huaja në vend, por bie fluksi i investimeve që ato bëjnë. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2017, numri i ndërmarrjeve me pronarë apo bashkëpronarë shtetas të huaj është rritur me 11.6%.
Rritje ka shënuar edhe xhiroja e realizuar prej tyre, si dhe numri i të punësuarve. Por nga ana tjetër, ritmi i investimeve është në rënie.
Për vitin 2017, investimet e huaja direkte zbritën në 900 milionë euro, duke pësuar një rënie vjetore prej 40 milionë euro.
Të dhënat tregojnë se investimet e huaja e kanë origjinën kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian, ku kryeson Greqia dhe Holanda. (A2 Televizion)