
Nuk ka të ndalur bilanci negativ nga koronavirusi në disa vende të Europës Lindore, të cilat tashmë duket se janë goditur nga një valë e katërt e pandemisë.
Bullgaria është një ndër këto vende në vështirësi, e cila njofton se sistemi shëndetësor ka arritur në pikën më kritike dhe për këtë arsye do të dërgojë të infektuarit rëndë jashtë.
Rumania është një tjetër vend që po mendon të rikthejë masat shtrënguese për shkak të shtimit të ndjeshëm të rasteve të reja.
“Kapacitetet tona si për personel shëndetësor edhe për ventilatorë janë ezauruar. Për këtë arsye duhet të kërkojmë ndihmë jashtë”, tha ministri bullgar i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov. (A2 Televizion)