Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 10:21 | Aktualitet
Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri

Seanca e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shtyrë sërish. Mësohet se avokati i tij, Maksim Haxhia, ishte në një gjyq tjetër në Gjykatën e Apelit Durrës.

Kujtojmë se Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Shpërdorim detyre”, duke u shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Tahiri i dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/saimir-tahiri-ne-gjyq-kerkon-te-llogaritet-koha-e-sherbimit-te-proves/
https://a2news.com/2022/12/14/ish-truproja-e-saimir-tahirit-denohet-me-13-vjet-burg/

A2 CNN Livestream

Latest Videos