Përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, ministrja Kushi: Çdo të hënë, në shkolla do të këndohet himni

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 09:46 | Aktualitet
Përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, ministrja Kushi: Çdo

Sot përkujtohet 555-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në kuadër të përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, ka bërë të ditur përmes një video në rrjetet sociale një nismë të re për ta nderuar, dhe që mendohet të kthehet në traditë në shkollat shqiptare.  

https://www.facebook.com/kushievis/videos/1927237934300021/

Duke nisur nga java e ardhshme, sipas saj, çdo të hënë në të gjitha shkollat e vendit, para nisjes së procesit mësimor do të këndohet Himni i Flamurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos