Shtypi anglez: Premier League mund të ndërpritet nga koronavirusi

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 09:30 | Futboll
Shtypi anglez: Premier League mund të ndërpritet nga koronavirusi

Shtypi anglez informon se qeveria po mendon të ndërpresë të gjitha eventet sportive për dy muaj, për shkak të alarmit nga koronavirusi.

Virusi i ri ka bërë që në Itali shumë ndeshje të luhen pa tifozë, por duket se në Mbretërinë e Bashkuar janë gati që të marrin një masë edhe më drastike. Sipas “The Telegraph” dhe “Times”, qeveria britanike po monitoron shtimin e rasteve me koronavirus dhe nëse ky shtim do të vijojë me ritme të larta, javët e ardhshme do të merret vendimi për ndërprerjen e eventeve sportive.

Mediat angleze thonë se në rast ndërprerjeje, klubet duhet të arrijnë një marrëveshje për fatin e kampionatit, pasi vetë Premier League nuk ka asnjë nen në rregullore për rastin e ndërprerjes së kompeticionit.

Gjithmonë sipas shtypit britanik, mund të ndodhë edhe që Liverpool, që e ka në xhep titullin tashmë, të mbesë pa kampionatin aq shumë të dëshiruar dhe gjithçka që është bërë deri në këtë pikë, të mos ketë asnjë vlerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos