Shtyrja e negociatave në shtator, Rama: Problemi i Gjermanisë, koha fizike

Nga A2 CNN
2 Maj 2019, 10:51 | Politikë
Shtyrja e negociatave në shtator, Rama: Problemi i Gjermanisë, koha

Negociatat me Bashkimin Europian shtyhen në shtator. Kryeministri Rama thotë se i vetmi problem është mungesa e kohës fizike nga Gjermania, e cila pret një vendim pozitiv nga Merkel e Macron.

Kreu i qeverisë përsëriti se zgjedhjet në 30 qershor do të mbahen dhe opozita, sipas tij, po shkon drejt shkatërrimit dhe izolimit total.

https://a2news.com/2019/05/02/rama-lajmi-per-mos-hapjen-e-negociatave-dashakeqes/

“Sot kemi marrëdhëniet më të mira të respektit dhe të miqësisë me Francën dhe me Gjermaninë, të cilat, kam shumë besim, që nuk do të na e mbyllin derën e asaj paradhome këtë vit. Jo vetëm që nuk bëhet llaf që të na kenë thënë se Shqipëria e ka derën e mbyllur, por na kanë siguruar disponimin e tyre shumë pozitiv në njohjen e meritës së Shqipërisë përmes zyrtarizmit të çeljes së negociatave. I vetmi problem i miqve gjermanë është se koha fizike për procedurën e diskutimit në Bundestag nga data e daljes së rekomandimit të komisionit në fund të majit, në ditën e vendimmarrjes në Këshilli më 21 qershor është tejet e shkurtër. Për të gjithë ata që duan të kuptojnë, pse komisioni Europian vendosi këtë vit në mënyrë të veçantë që ta nxjerrë raportin në fund të majit, për të mos e nxjerrë gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Gjithashtu, për të mos e kthyer rekomandimin e pritshëm pozitiv në një mish për top për fushatat elektorale në ato vende, ku qartësisht, problemi nuk është marrëdhënie e miqësisë dhe e respektit me Shqipërinë, por dinamika e brendshme elektorale dhe politike. Prandaj është folur për shtatorin nga pala gjermane dhe kurrsesi për mos çeljen e negociatave e negociatave për ndonjë arsye që lidhet me Shqipërinë.

https://a2news.com/2019/05/02/a-iu-kerkua-rames-ne-berlin-shtyrja-e-zgjedhjeve/

Kujtonin se do të hutonin dhe tronditnin Europën dhe Amerikën duke veshur jelekët e destabilizatorit të Shqipërisë në emër të luftës me narko-qeverinë e vendit të tyre, por në këmbim kanë marrë vetëm refuzimin. U gënjen mendja se do të ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhje vendore në datën e përcaktuar nga Kushtetuta sepse ende kujtojnë, mesa duket, se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve pasi të sulmojnë kutitë e votimit për llogari të gramafonit të Lulit dhe filxhanit të Monikës”, u shpreh Kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos