Shuhet “Artisti i Popullit” Kristaq Dhamo

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 16:35 | Aktualitet
Shuhet “Artisti i Popullit” Kristaq Dhamo

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare kineasti Kristaq Dhamo. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në Itali.

Kristaq Dhamo ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën”. Ai lindi më 20 prill 1933 në Fier. Mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari.

Fillon të punojnë në Film Studio-"Shqipëria e Re", ku realizohet filmi "Tana" më 1958. Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.

Në 1979 i është dhënë titulli "Artist merituar" dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin "Artist i Popullit". Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.

Regji

Botë e padukshme (1987)

Vendimi (1984)

Qortimet e vjeshtës (1982)

Nga mesi i errësirës (1978)

Brazdat (1973)

Mëngjeze lufte (1971)

Miqësi revolucionare (1967)

Ata nuk vdesin (1966)

Vitet e para (1965)

Detyrë e posaçme (1963)

Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)

Fortuna (1959)

Ne u dashuruam me Shqipërinë (1959)

Tana (1958)

Skenare

Botë e padukshme (1987)

Qortimet e vjeshtës (1982)

Vitet e para (1965)

Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)

Tana (1958) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos