Ka zgjatur vetëm dy ditë stërvitja e Armando Brojës në sytë e Tuchel në tokën amerikane, aty ku Chelsea është duke zhvilluar fazën përgatitore.
Në një fotot të postuar në rrjetet sociale, ylli shqiptar shihet teksa largohet i dëmtuar nga fusha e stërvitjes dhe tashmë kjo fazë përgatitore mund të quhet e mbyllur për 20-vjeçarin.
Ky dëmtim për sulmuesin shqiptar vjen në një pikë tepër kritike të merkatos, teksa ai synonte të bindte trajnerin e londinezëve për të qëndruar, ndërsa në anën tjetër janë të shumta skuadrat që e kërkojnë atë. Megjithatë, mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit dhe nëse do të ketë një skuadër që do të shpenzojë për Armando Brojën e dëmtuar, situata e cila mund ta lërë këtë sezon te Chelsea, që është edhe ëndrra e tij. (A2 Televizion)
