Priti penalltinë e fundit, tifozët e Partizanit godasin portierin kundërshtar

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 23:07 | Futboll

Partizani u eliminua nga kompeticionet evropiane mes tensionit.

Menjëherë pasi portieri i Saburtalos, Megrelishvili, priti penalltinë e Gueye, që vulosi eliminimin e të kuqve nga Conference League, tifozët e Partizanit hodhën sende të forta në fushë.

Portieri mbeti i shtrirë në tokë dhe stafi i ekipit gjeorgjian e mori në krahë për ta larguar nga porta, ku tifozët vijonin të hidhnin kapsolla dhe sende të tjera.

Edhe në tribuna pati përplasje mes dy tifozerive. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/14/partizani-i-jep-lamtumiren-europes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos