
Laçi kualifikohet në turnin e dytë të Conference League duke dominuar Iskran në Mal të Zi. Ishte goli i Mentor Mazrekaj i jep fitoren dhe kualifikimin, por kurbinasit dominuan lojën.
Minutat e para të ndeshjes ishin të ekuilibruara me kurbinasit më kërkues, por në anën tjetër dhe vendasit tentuan që të lënë shenjë, por pa e vënë në rrezik serioz portierin e Laçit.
Goli mbërriti në minutën 19, aty ku Mazrekaj ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi që nuk u devijua dot nga askush, duke shkuar në rrjetën e portës së malazezëve.
Në vijim bardhëzinjtë humbën disa raste të pastra me Adeleke dhe Guindo por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Hera e pestë në gjashtë vitet e fundit që bardhëzinjtë arrijnë që të kalojnë minimalisht një tur, duke dëshmuar se në Europë, ndërkohë që Laçi do të përballet në turnin e dyte me moldavët e Petrocub. (A2 Televizion)