Pas një 2022-shi të mbarë dhe një fillim-viti ende premtues, industria e tekstileve dhe këpucëve po shfaq shenja të forta krize si pasojë kryesisht e zhvlerësimit të euros. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-qershor kompanitë në industrinë e veshjeve dhe këpucëve kanë eksportuar mallra në vlerën e 66 milionë eurove nga 74 milionë në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë.

“Vetëm sektori i manifakturës ka një humbje prej 8 miliardë eurosh. Kjo do të vështirësojë edhe më tej gati në pamundësi bizneset e manifakturës. Është një industri me marzhe fitimi shumë të ulëta të cilat janë pakësuar edhe më tej nga rritja e pagave dhe së fundmi nga kursi i këmbimit”, thotë Florian Zekja, përfaqësues i shoqatës “Proexsport Albania”.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë rënë nga gati 32 mijë tonë në më pak se 29 mijë tonë duke u rrudhur kështu me 9.6 për qind.

“Ne jemi barriera e parë që po përballemi me tkurrje të eksporteve si pasojë e çmimeve jo të volitshme. Më pas do të jenë prodhuesit vendas e së fundmi edhe importuesit”, thotë Zekja.
Me qëllim lehtësimin e barrës së krijuar nga zhvlerësimi i euros, Ministria e Financave propozoi e një paketë ndihme ligjore për eksportuesit që përfshin shtyrjen ngrirjen e kësteve të tatim fitimit dhe përshpejtim i rimbursimit të TVSH-së. (A2 Televizion)