Mediat indiane raportojnë se Kina po vendos robotë të armatosur rëndë në kufirin mes dy vendeve për shkak të kushteve të rënda atmosferike që e bëjnë patrullimin e ushtarëve shumë të vështirë.
Dhjetëra njësi që drejtohen nga larg dhe të afta për të transportuar armë dhe furnizime po dërgohen në Tibet dhe po vendosen në zonat e nxehta, ku ka pasur dhe më herët përplasje me ushtrinë indiane.
Robotët përfshijnë Sharp Claw dhe Mule-200, të cilëve iu është montuar një mitraloz i lehtë dhe mund të përdoren me valë. (A2 Televizion)