
Hair Zeqiri analizon në “Murin Magjik” golin e fitores së SHBA ndaj Iranit, në një ndeshje plot emocione deri në sekondat e fundit.
Sipas tij, “mbrojtja iraniane ishte pozicionuar mirë por kemi një lojtar amerikan, mbrojtësi i djathtë Dest që ka marrë një mbipozicion dhe mbrojtësi i majtë i Iranit që nuk është vendosur afër tij”.
Sipas analizës së Zeqirit, “edhe qendërmbrojtësi mund të ishte më afër për ta mbyllur ishte më i shkëputur. Pikërisht Dest do të sillte topin në zonë, duke i lejuar Pulisic të shënonte”. (A2 Televizion)