Si do të dalim nga kriza? Soko: Programi i PD, 40 miliardë lekë deficit. Caslli: Duhet të rrezikojmë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 21:57 | Ekonomi
Si do të dalim nga kriza? Soko: Programi i PD, 40 miliardë lekë

Partia Demokratike parashikon që, që në vitin e parë, Shqipëria të dalë nga kriza ekonomike. Mënyrën sesi do të arrihet kjo, e shpjegoi në A2 Business, përfaqësuesi i saj, Mateo Spaho. “Për të dalë nga gropa duhet që rritja ekonomike të jetë 5-7%. Ne mendojmë që kjo është e realizueshme nëse situata e Covid-19 përfundon. Mbeten edhe 3 vite të tjera dhe ne besojmë se me një sërë masash, si ulja e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike, këto do të rrisin konsumin”.

Por për Pano Sokon, programai i PD do të thotë që në buxhet do të krijohet një deficit prej rreth 40 miliardë lekësh. “Sfida e vërtëtë është që si do të mbulohet ky deficit. Ripagesat e borxhit sa vijnë e shtohen. Sepse një pjesë e borxhit po kalon në fazën e maturimit. Programi i PD është sfidë shumë e madhe. Është një situatë buxhetore e tmerrshme”, tha ai.

Edhe pse mendon që në programin e Partisë Demokratike ka doza elektorale, drejtori i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën, Maksim Caslli, thotë që për të kapërcyer krizën rritja ekonomike duhet të jetë patjetër dyshifrore, diçka që në Shqipëri nuk është arritur kurrë. “Ne duhet të synojmë një rritje ekonomike prej 10%, përndryshe jemi fund i botës dhe do të mbetemi fundi i botës. Duhet patjetër të rrezikojmë që të kapim rritje ekonomike dyshifrore. Do ta votoja me 2 duar një parti që thotë se do të rritemi 10%, sepse e di që po rrezikoj për diçka që ia vlen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos