Si do të mbulohet fatura e dëmeve nga tërmeti? A2 Business 02/12/2019

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 16:05 | Aktualitet

Qeveria nuk ka ende një faturë për dëmet e tërmetit. Kjo edhe për faktin se vijon ende vlerësimi në terren i banesave të dëmtuara. Por, ajo që po diskutohet është gjetja e rrugëve për të mbuluar këtë faturë. Katër janë burimet kryesore: rishikimi i buxhetit të këtij viti; ndryshimi i buxhetit të vitit të ardhshëm, që pritet të miratohet brenda pak ditëve në seancë plenare në Parlament; donacionet e huaja dhe kontributi i brendshëm nga biznese dhe qytetarë. Dhurimet vijojnë ende dhe kanë arritur tashmë në disa milionë euro, por zyrtarisht nuk ka ende një shifër të saktë. Kjo edhe faktin se ato kanalizohen nëpërmjet disa fondacioneve. Ajo që dihet me siguri është lëvizja e qeverisë për të ndryshuar draftin më të rëndësishëm të financave publike: buxhetin e këtij viti dhe atë të vitit të ardhshëm. E ftuar: Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos