Si janë të vendosura forcat e NATO-s në Europën Lindore

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 20:40 | Bota

Kërcënimi i një pushtimi të Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe mbrojtjes së SHBA-së dhe NATO-s në Europën Lindore.

NATO ka 4 batalione në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që funksionojnë me rotacion. Secili prej batalioneve është i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania ose SHBA, dhe përmban trupa nga disa vende anëtare të NATO-s. Muajin e kaluar, Aleanca tha se të katërta batalionet “janë të forta dhe gati për luftë”.  

https://a2news.com/2022/02/10/rusia-behet-gati-per-lufte-nis-stervitja-e-madhe-ushtarake-me-trupat-bjelloruse/

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO është gjithashtu gati që të përforcojë edhe më tej prezencën e saj në Europën Lindore, duke dërguar trupa të tjerë në zonë.

Ndërkohë, SHBA ka bazat e veta në Lituani dhe Rumani, bashkë me disa baza në Poloni. Presidenti Joe Biden, javën e kaluar, aprovoi dërgimin e 3000 trupave shtesë në Poloni, Gjermani dhe Rumani.

https://a2news.com/2022/02/10/britania-e-madhe-paralajmeron-mosken-per-pasoja-te-renda-lufta-do-te-ishte-katastrofike/

Aktualisht, NATO nuk ka trupa në Ukrainë dhe nuk ka në plan që të dërgojë trupa atje. Por, edhe pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, Aleanca i jep këshilla strategjike këtij vendi.

Asete të tjera të NATO-s në rajon përfshijnë një sistem mbrojtës raketor në Rumani, e dizenjuar për të “kapur, gjurmuar, sulmuar dhe shkatërruar” raketat balistike në atmosferë. Një sistem i ngjashëm mbrojtës do të bëhet funksional në Poloni këtë vit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/09/cfare-eshte-marreveshja-e-minskut-dhe-pse-shihet-si-shtegu-per-te-shmangur-luften-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos