Britania e Madhe paralajmëron Moskën për pasoja të rënda: Lufta do të ishte katastrofike

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 16:40 | Bota
Britania e Madhe paralajmëron Moskën për pasoja të

Ofensiva diplomatike po zhvillohet në të gjitha frontet. Sekretarja për punët e jashtme në Britaninë e Madhe Liz Truss vizitoi të enjten Moskën. Gjatë një takimi me homologun rus Sergei Lavrov ajo paralajmëroi se lufta në Ukrainë do të ishte katastrofike dhe do të detyronte Britaninë e Madhe të ndërmerrte sanksione të rënda ndaj individëve dhe institucioneve ruse.

Shefja e diplomacisë së Londrës tha se veprimet e Moskës po minojnë pozicionin e saj në skenën globale dhe i bëri thirrje të zbusë menjëherë retorikën e luftës së ftohtë.

Sakaq Lavrov u kundërpërgjigj se Rusia nuk ka në plan të nisë aksion ushtarak kundër Ukrainës, por tha se palët duhet të tregojnë respekt reciprok në mënyrë që bisedimet të avancojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos