Krimi shokon vendin, burri i pret kokën gruas 17-vjeçare dhe shëtit me të

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 17:57 | Bota
Krimi shokon vendin, burri i pret kokën gruas 17-vjeçare dhe

Edhe një vend konservator si Irani është shokuar nga detajet e një krimi makabër të ndodhur në pjesën perëndimore të vendit, në provincën e Kuzestanit.

Një person akuzohet se ka vrarë,  duke i prerë kokën, gruan e tij vetëm 17-vjeçare, të cilën e kishte martuar qysh në moshën 12-vjeçare.

Për më shumë, në rrjet qarkullojnë video ku autori i krimit të tmerrshëm, i identifikuar si Sajjad Heydari, qarkullon në rrugët e qytetit të tij me në duart hanxharin nga një anë, dhe kokën e të ndjerës në të tjetrën.

Historia e trishtë e vajzës, e identifikuar fillimisht di “Mona” dhe pastaj si Ghazal, mund të kishte një përfundim tejet të ndryshëm, sepse ajo ishte larguar fillimisht nga vendi për t’u strehuar prej katër muajve në Turqi, por me pas vete babai dhe vëllai i saj e kishin bindur të kthehej tek një burrë që sipas burimeve disa here me pare e kishte kërcënuar me jetë.

Vrasja ka ndezur serish debatin mbi te drejtat e grave ne vendin aziatik, veçanërisht ato që ende përkufizohen aty si “krime nderi”. Legjislacioni është disi përmirësuar vitet e fundit, por serish akte dhune si përdhunimet në familje dhe martesat në moshë fëmijërore ende nuk trajtohen me rëndësinë e duhur, dhe ligjet janë shumë larg çdo standardi perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos